Krimi i Urrejtjes është kundërvajtje kriminale që shkaktohet kundër një personi apo prone që motivohet nga urrejtja e kundërvajtësit ndaj dikujt për shkak të:
- Racës, ngjyrës, origjinës etnike apo kombësisë;
- Fesë;
- Gjinisë;
- Moshës;
- Orientimit seksual; apo
- Paaftësisë së tyre.
Definicioni ynë i krimit të urrejtjes
Çfarëdo incidenti i urrejtjes, që përbën kundërvajtje kriminale, që ndihet nga viktima apo nga cilido person tjetër të jetë motivuar nga paragjykimet apo urrejtja.
Shembuj të incidenteve të urrejtjes përfshijnë:
- Abuzimi verbal;
- Sjellja kërcënuese;
- Thirrja me emra tjerë;
- Letra ofenduese;
- Telefonata ofenduese;
- Mesazhe teksti ofenduese;
- Sulm fizik;
- Plaçkitje;
- Ngacmimi;
- Frikësimi;
- Vandalizmi;
- Përdhunimi;
- Dhuna Shtëpiake;
- Vënia e zjarrit;
- Vjedhja;
- Mbishkrimet;
- Dëmtimet; apo
- Sulmi seksual.
Shumë incidente mund të jenë të hapura, por tjerat mund të jenë më të fshehta sikur dëgjimi i ndonjë komenti.
Nuk ka rëndësi sa i hapur apo i fshehur një incident mund të jetë. Nëse ndjeni që jeni viktimë e incidentit të urrejtjes, atëherë ju lutem raportojeni këtë tek ne.
Raportimi i krimit të urrejtjes
Është me rëndësi që të gjitha krimet dhe incidentet e urrejtjes të raportohen, sido që të jeni - viktimë apo dëshmitar. Ju mund të raportoni krimin e urrejtjes në këto mënyra:
- Në raste emergjente telefononi 999 dhe kërkoni policinë;
- Në raste jo emergjente, gjithmonë mund të kontaktoni policinë në numrin 01522 532222;
- Mund të raportoni online në faqen www.report-it.org.uk; apo
- Ju mund të merrni një pako të vetë raportimit apo të dorëzoni raport në cilindo Stacion Policie, bibliotekë, Zyrë Këshillimi Qytetarësh, apo tek zyrat e Këshillit të Qarkut.